• Shqip
  • English
SH.P.K."SYLKA" export-import
SH.P.K."SYLKA" export-import
SH.P.K. “SYLKA” është themeluar në dhjetor të vitit 1991 me bashkimin e kapitalit dhe të punës së vëllezërve , Hysen dhe Habab Sylka. Në fillim është startuar me tregti me një shitore e me kohë është kaluar në import të disa artikujve si : Teli i zingtuar, teli i djegur për ndërtimtari, gozhdët si dhe tullat e xhamit. Me fitimin e përvojës në këtë drejtim është siguruar një treg si dhe reputacion i vet firmës që më vonë rezulton me zgjerimin e veprimtarisë nga tregtia edhe në prodhim. Më 1994, gjegjësisht, në mars të këtij viti është blerë një makinë për prodhimin e rrjetave nga teli i zingtuar

Si çdo prodhim në fillim me shumë probleme por me kohë gradualisht eliminohen problemet që paraqiten për aftësimin e punëtorëve dhe për një periudhë kohore mjaft të shkurtër aftësohen punëtorët e parë të prodhimit të cilët më vonë do të jenë ata që do të bëjnë aftësimin e punëtorëve të tjerë

Më 1995 blihet edhe makina e dytë për prodhimin e rrjetave nga teli i zingtuar dhe gradualisht shtohet kapaciteti i prodhimit si dhe bëhet gara për depërtimin në tregun e vendit, por duke iu falënderuar kualitetit të prodhimeve tona, përmbajtja afateve të prodhimit si dhe fleksibilitetit të prodhimeve që nënkupton punimi i dimenzioneve jashtë standardit është arritur një depërtim i suksesshëm në një pjesë të madhe të tregut Kosovar e më vonë edhe jashtë Kosovës.

Firma më 1996 e bënë zgjerimin e prodhimtarisë edhe me një artikull, pra blen makinën për prodhimin e gozhdëve të dimensionit prej 12 deri 100 mm, por depërtimi në treg me prodhim të gozhdëve do të jetë shumë i vështirë nga mosnjohja e prodhuesve si dhe moslejimi nga organet e asaj kohe që prodhuesit privat të lirohen nga pagesa e doganës .Më 1997 bëhet blerja e makinës së tretë për prodhimin e rrjetave nga teli i zingtuar dhe ky do të jetë një vit mjaft i suksesshëm në afarizmin e ndërmarrjes. Po në këtë vit ndërtohet objekti ku firma “SYLKA” sot e zhvillon aktivitetin e vet
Viti 1998 është një vit i vështirë për krejt ekonominë si dhe në përgjithësi për popullin Kosovar në këtë vit. Firma pushon me aktivitetin e vet e që do ta rifilloj aktivitetin e vet tek mbas mbarimit të luftës gjegjësisht në shtator të vitit 1999. Hapi i parë i ndërmarrur pas luftës është aftësimi i makinave të prodhimit pasi që ishin të demoluara, që kërkoi një kohë të gjatë, plot tre muaj. Por duke iu falënderuar përvojës si dhe partnerëve shumëvjeçar firma starton në shtator me punën e njëjtë që ka punuar para lufte. Njohja e mirë e tregut Kosovar si dhe partnerë të shumtë ka mundësuar që firma ta ketë një start mjaft të suksesshëm si dhe qëllimi ynë ka qenë që prodhimet tona të jenë prezentë çdokund në Kosovë, dhe përmbajtja e principeve të mëhershme të ekspeditivitetit si dhe ruajtja e kualitetit ka mundësuar zgjerimin e numrit të blerësve në shumë qytete të vendit tonë.

Në vitin 2000 shtohet kapaciteti i prodhimit me makinë automatike për rrjeta si dhe bëhet zgjerimi i asortimanit të prodhimit të gozhdëve edhe me tre makina të tjera dhe atë njëra e prodhimit “Wafios” Gjerman e dy te tjera çeke. Duke shpresuar që prodhimi i vendit më në fund do ta ketë mbështetje tek personat që udhëheqin me ekonomi ne i bëjmë të gjitha para-përgatitjet që një ditë të startojmë me kapacitet të plotë të prodhimeve tona .

Në vitin 2007, ndërmarrja, me paraqitjen e nevojës në treg, e zgjeron prodhimtarinë e vet ashtu që fillon me plastifikimin e telit dhe prodhimin e rrjetave nga teli i plastifikuar.


Firma pas luftës ka startuar me katër punëtor që kanë qenë të angazhuar me riparimin e pajisjeve të dëmtuara si dhe me startimin në prodhim, që më vonë rezulton me zgjerimin e numrit të të punësuarve së bashku me zgjerimin e prodhimit. Numri i punëtorëve ende nuk është në nivelin e punëtorëve të nevojshëm për shkak të mosshfrytëzimit të kapaciteteve ekzistuese.
List of videos